Shpend Ahmeti në koalicion me Alternativën

14 qershor 2018 | 13:12

Alternativa dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e kanë zyrtarizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje komunale në Prishtinë.

Sipas kësaj ujdie, Alternativa do të udhëheqë me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale.

“Alternativa është e vetëdijshme se e pret një pune dhe angazhim i jashtëzakonshëm, por, gjithsesi, mbetet e përkushtuar që nga dita e parë e mandatit të punës qeverisëse në Drejtorinë e Mirëqenies Sociale ta shtyej përpara të gjitha projektet dhe planet në dobi të kryeqytetasve”, shkruan në postimin e kësaj partie në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më pak persona janë duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" për…