Shpend Ahmeti tregon se ku mund të paguhen faturat e mbeturinave

12 shkurt 2018 | 15:19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se komuna të cilën ai e drejton ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.

“Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion); në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka uruar Kosovën dhe…