Shpërthen vullkani në Japoni

07 mars 2018 | 10:20

Shpërthimi i një vullkani në jug të Japonisë, ka krijuar panik te banorët, ndërsa tymi dhe hiri vullkanik është përhapur me shpejtësi duke bërë të anulohen me dhjetëra fluturime në një aeroport pranë vullkanit.

Agjencia Meteorologjike në Japoni ka njoftuar se vullkani “Shinmoedake” shpërtheu ditën e martë, ndërsa hiri është ngritur deri në 7,500 metra.

Ky është shpërthimi më i madh që nga viti 2011.

Nga aeroporti Kagoshima janë anuluar rreth 80 fluturime.

Si pjesë e “Unazës së Zjarrtë” të Paqësorit, Japoni goditet shpesh nga tërmetet, ndërsa ka 110 vullkane aktive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Këshilltari i lartë ekonomik…