Shpërthen zjarri në autobusin me mërgimtarë në kufirin Serbi-Kroaci, nuk ka të lënduar

04 mars 2018 | 14:36

Një autobus i kompanisë, “Deva Tours” është përfshirë nga flakët, rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm në kufirin Serbi-Kroaci.

Sipas, një punëtorit të kësaj kompanie të gjithë 29 pasagjerët që kanë qenë duke ardhur në Kosovë, janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime, njofton Klan Kosova.

Ky punëtor, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se menjëherë kompania ka nisur autobusin tjetër në mënyrë që t’i sjell mërgimtarët në Kosovë.

“Zjarri si duket ka shpërthyer nga një shkëndijë që ka mundur të vjen prej ndonjë shkrepëse”.

“Në autobusë kanë qenë 29 pasagjerë dhe të gjithë nga ta janë mirë, pa lëndime, përveç që u ka rënë të presin 4-5 orë, pas incidentit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët në Beograd janë duke votuar sot në zgjedhjet komunale,…