Shpërthim në Filipine, 37 të vdekur

24 dhjetor 2017 | 13:37

Të paktën 37 persona kanë vdekur nga një shpërthim shkatërrues i zjarrit në një qendër tregtare në Filipine.

Zyrtarët filipinas kanë konfirmuar se shumica e viktimave ishin punëtorë të një qendre thirrjeje (call center).

Zëvendëskryetari i qytetit jugor të Davaos, Paolo Duterte, ka thënë se shansi për të mbijetuar për secilin nga personat e vdekur në qendrën tregtare “NCC” ishte zero.

“Le të lutemi për ta”, ka thënë Duterte, djali më vjetër i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali i njohur “Goal” ka përzgjedhur ekipin e javës në…