Shqipëria në mesin e vendeve të para në botë për konsumin e patatës

03 Janar 13:16

Sipas përllogaritjeve, bazuar në të dhënat e “INSTAT” për prodhimin dhe doganave për importin dhe eksportin, konsumi i patates në vitin 2016 në Shqipëri ishte 255 mijë tonë apo 91.3 kg për person, shifër kjo ndër më të lartat në botë.

Nga të dhënat e mbledhura nga “FAO”, konsumi mesatar botëror i patates është 32.6 kg për person, ndërsa mesatarja evropiane është 71.9 kg për frymë.

Ne konsumojmë disa herë më shumë edhe se vendet e rajonit.

Konsumi mesatar për frymë në Serbi ishte në nivelin e 39.6 kg për frymë, në Malin e Zi 47.5 kg dhe në Maqedoni 57.5 kg, nën mesataren evropiane të konsumit.

Konsumi është më i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku sipas të dhënave në një vit konsumohet mesatarisht 75 kg patate për person, raporton “monitor.al”.

Në vendet si Belgjika, Rusia dhe Lituania, konsumi i patates për frymë në një vit i kalon 100 kilogramët.

Sipas të dhënave të faqes “OurËorldinData”, krahasuar me vendet e rajonit, toka bujqësore shqiptare ka rendimentin më të lartë të prodhimit të patates. Nga të dhënat e mbledhura nga FAO, një hektar tokë në Shqipëri prodhon rreth 25 tonë patate.

Toka shqiptare ka rendiment më të lartë edhe se toka maqedonase dhe malazeze, që prodhojnë në një hektar 14 tonë patate. Rendimenti i tokës në Serbi është 11 tonë për një hektar, ndërsa në Bosnjë 9 tonë për hektarë. (Të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në Maqedoni, sipas të dhënave të “Eurostat”, u prodhuan në vitin 190 mijë ton patate, në Serbi 639 mijë ton dhe në Mal të Zi vetëm 27 mijë ton.
.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Zbatimi i ligjit, transparenca, llogaridhënia dhe realizimi i projekteve të…