Shqipërim Godeni zgjedhet kryetar i të rinjëve të Nismës në Gjakovë

26 prill 2018 | 20:51

Në praninë e kryetarit të degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxhës, është mbajtur Kuvendi i II-të zgjedhor i Rinisë së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë.

Hapjen e punimeve të Kuvendit e ka bërë kryetarja e gjerë tanishme e Rinisë së Nismës në Gjakovë, Arbëresha Zhaveli e cila i ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falenderuar të gjithë Rininë e Nismës në Gjakovë për aktivitetet dhe suksesin e arritur gjerë me tani, poashtu ajo ka propozuar për kryetar të Rinisë së Nismës Mr.Shqipërim Godeni.

Pas miratimit të propozimit të saj, delegatët në mënyrë unanime kanë zgjedhur kryetar i Rinisë së Nismës Socialdemokrate për Gjakovë, si dhe nënkryetarët dhe kryesinë me këtë përbërje: Mr. Shqipërim Godeni, kryetar, Mr.Nestiana Mati, nënkryetare, Gazmend Gjugja – Fakultetin ekonomik, nënkryetar, Urim Murseli – Fakultetin  ekonomik, nënkryetar dhe sekretar Taulant Zymberaj – Fakulteti i Informatikës, poashtu u zgjedhën edhe anëtarët e kryesisë së të rinjëve të Nismës për Gjakovë, thuhet në njoftimin për media të leshuar nga Nisma Socialdemokrate në Gjakovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, në seancën e Kuvendit të…