Shqiptarët ia prishin debutimin Gattusos

04 dhjetor 2017 | 11:19

Ivan Gennaro Gattuso ka debutuar me barazim si trajner i ri i Milanit. Skuadra kuqezi e konfirmon edhe një herë krizën e cila po e ndjek edhe në këtë edicion të Serisë A.

Skuadra e dy shqiptarëve, Berat Xhimshitit dhe Ledian Memushajt, Benevento, i ka nxjerrë barazim Milanit në minutat e fundit (2-2). Bonaventura shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 38, kurse vendësit e barazuan rezultatin në minutën e 50, teksa topi i kthyer nga Donnarumma shkoi në këmbët e Puscas, i cili e gjuajti në rrjetë.
Milani e gjeti sërish avantazhin me Kaliniqin, pas krosimit të Bonaventurës në minutën e 67. Kartoni i dytë i verdhë i Romagnolit në minutën e 75-të komplikoi gjithçka për kuqezinjtë, të cilët, kur prisnin vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, pësuan golin e dytë. E pabesueshme, ai që e dërgoi topin në rrjetë ishte portieri Brignoli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gentiana Beqa, më shumë e njohur si Getta, është shpallur…