Shqyrtohet Projektligji për inovacion shkencor dhe transfer të dijes

18 qershor 2018 | 15:23

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e së hënës ka shqyrtuar Projektligjin për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë.

Në këtë mbledhje është diskutuar për ndryshim të fjalëve dhe përcaktim të definicioneve të projektligjit, derisa votimi është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, ka kërkuar që në votimin e këtij projektligji të jenë më shumë anëtarë të komisionit, pasi në këtë mbledhje ishin vetëm gjashtë.

“Ne do ta shqyrtojmë sot projektligjin, por mendoj ta shtyjmë votim për mbledhjen e radhës pasi me vetëm gjashtë anëtarë nuk mendoj se do të ishte mirë”, ka deklaruar Kurteshi.

/Epoka e re/ A. Shefkiu/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja e Gjermanisë kundër Meksikës në ditën e djeshme ka…