Shtatë persona të vdekur pas përleshjeve në burgun e Karolinës Jugore

16 prill 2018 | 16:05

Shtatë persona janë vrarë dhe të paktën 17 të tjerë janë plagosur seriozisht pas përleshjeve në mes të burgosurve në Karolinën Jugore, ndonëse gjendeshin nën siguri maksimale, transmeton “AP”.

Zëdhënësi i burgut, Jeff Taillon, ka njoftuar për këtë ngjarje pasi agjentët e Sektorit Shtetëror të Zbatimit të ligjit kanë ndihmuar në sigurimin e Institucionit Korrektues.

Tailloni ka thënë se zyrtarët janë plagosur pas përleshjeve të të burgosurve të mëngjesin e së dielës.

Sipas tij 17 të plagosur kanë kërkuar ndihmë mjekësore jashtë burgut.

Në këtë qendër të sigurisë së lartë gjenden rreth 1 500 të burgosur, disa prej të cilëve konsiderohen tejet të dhunshëm.

Këto vdekje shënojnë numrin më të madh të të vdekurve në burgjet e Karolinës Jugore në vitet e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Paris Saint-Germain po mendon të përforcohet në afatin…