Shtatë të lënduar në aksidente

24 dhjetor 2017 | 15:10

Vetëm brenda njëzetekatër orëve janë lënduar shtatë persona në katër aksidente të ndara, të gjitha të shkaktuara si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Sipas Policisë, një person është arrestuar në fshatin Lluzhan të Podujevë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Kurse në fshatin Zabel i Epërm, në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë mos përshtatjes së shpejtësisë me kushteve të rrugës është vet-aksidentuar një veturë ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja dhe pasagjerja, shtetase të Italisë.

Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës ka ndodhur një aksident trafiku edhe në fshati Shirokë të Suharekë, ku vozitësi ka goditur dy automjete në lëvizje.
Tretman mjekësor kanë marrë dy vozitësit të cilët më pas janë liruar. Rasti është duke u hetuar. Po ashtu, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka ndodhur aksident trafiku në Skenderaj, në mes dy automjeteve të udhëtarëve.

Dy vozitësit meshkuj kanë pësuar lëndime trupore. Pas marrjes së ndihmës së parë në QMF-Skenderaj, vozitësit janë liruar. Rasti mbetet në hetime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka…