Shtyhet interpelanca dhe debati parlamentar

08 shkurt 2018 | 12:41

Për shkak të vizitës së kryeministrit Ramush Haradinaj në ShBA, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që sot mos të mbahet interpelanca lidhur me vendimin e kryeministrit për rritjen e pagave sipas kërkesës së grupit parlamentar të LDK-së.

Po ashtu, në seancën e sotme për të njëjtën arsye nuk do të mbahet as debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, ka kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të caktoj një seancë të re për mbajtjen e interpelancës dhe debatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i biznesit, përfaqësuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK),…