Shtyhet për në shtator Asambleja e PS-së

16 korrik 2018 | 12:53

Asambleja Parlamentare e Partisë Socialiste (PS) nuk do të mbahet në korrik, siç ishte paralajmëruar, por në shtator.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, burime nga kjo parti kanë bërë me dije se analiza dhe bilanci i qeverisjes do të bëhet pas pushimeve.

Mësohet se kryetari i këtij grupi, Taulant Balla, ka kritikuar ministrat e Qeverisë Rama për mungesat në seancat plenare.

Ndërkohë më herët ka qenë vetë kryeministri Rama që ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri në shtator, gjithmonë në bazë të analizës dhe bilancit të turit të llogaridhënies. (TCh).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndihmuar me 500 euro…