Shtyhet seanca e Kuvendit, LDK-ja kërkon zgjedhje

22 maj 2018 | 12:48

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se është shtyrë seanca e Kuvendit e cila është paraparë të mbahet nesër (e mërkurë).

Me këtë rast, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional.

“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bere jofunksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e demokratike”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image result for avdullah hoti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kanë…