Sindikata e Tekelomit: Nuk pranojmë të ulen pagat

07 maj 2018 | 11:52

Sindikalistët e Pavarur të Postë Telekomit të Kosovës kanë kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, pas deklaratave për Telekomin dhe uljen e pagave.

Nëpërmjet një njoftimi për medie, kjo sindikatë ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk do të pranojnë që të ulen pagat e punëtorëve të telekomit.

Njoftimi i plotë i Sindikatës së Pavarur të Postë Telekomit:

Deklaratat e papërgjegjshme të ministrit të Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, për ne si sindikate janë të papranueshme, qëllimkëqija dhe shumë demotivuese dhe joprofesionale për të gjithë punëtorët e TK-së.

Pa i njohur problemet dhe vështirësitë e TK-së, pa u marrë me një analizë se si duhet të dilet nga kjo gjendje ku ka plotë mundësi që kompania të funksionojë me profit të vetin duke rishikuar te gjitha kontratat e dëmshme: ‘Z-Mobile’, kontratat për qeran dhe pikat shitëse, ulja e shpenzimeve të derivateve, investimet e domosdoshme për gjenerim të të hyrave dhe ndërprerja e punësimeve që ende po vazhdon, etj.

Andaj kërkojmë nga kryeministri z. Ramush Haradinaj qe ta shkarkoj ministrin Lluka për këto deklarata të panevojshme dhe demotivuese që për pasojë ka rritur demotivimin e punëtoreve për punë duke kërcënuar me ulje pagash dhe falimentim të TK-së.

Ne si sindikatë nuk pranojmë të degradohen punëtorët duke u kërcënuar në forma te ndryshme ku më së paku punëtorët janë përgjegjës për ketë gjendje, ku dihet roli i politikës në të gjitha emërimet e KE-ve dhe bordeve ku asnjëherë nuk e ka marrë kush përgjegjësin për degradimin e kompanisë.

Andaj në rast se nuk merren masa ndaj ministrit Lluka ne nuk i përjashtojmë te gjitha format e protestës siç na garanton edhe Ligji Sindikal i Republikës Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai është kthyer në një prej kandidatëve potencialë për ta…