Siri, 6 të vdekur nga sulmet e forcave të Asadit

30 dhjetor 2017 | 16:51

Të paktën 6 civilë kanë humbur jetën gjatë sulmeve intensive të regjimit të Bashar al Asadit, në rajonin Guta Lindore, të kryeqytetit sirian Damask, që e mban nën rrethim.

Regjimi i Asadit që nga orët e mëngjesit është duke kryer sulme artilerike dhe ajrore kundrejt Gutës Lindore e cila gjendet në “zonën jokonfliktuale”. Në Haresta, një ndër lagjet e këtij rajonit, që nga orët e mëngjesit janë zhvilluar 40 sulme ajrore.

Sipas burimeve të Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardhë), vlerësimet e para tregojnë se në Gutën Lindore e cila është cak i sulmeve të regjimit, në Haresta kanë humbur jetën një civilë, në fshatin Otaja 3, ndërsa Kafar Batna dhe Misraba nga një civil, raporton Anadolu Agency.

Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale nga ekipet e mbrojtjes civile. Regjimi që nga 14 nëntori në mënyrë intensive e bombardon rajonin.

Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë Staffan de Mistura, më 28 nëntor kishte njoftuar se me propozimin e Rusisë regjimi i Asadit ka pranuar armëpushimin në Gutën Lindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në një përjgigje me shkrim ka bërë…