Siria: Po e zotërove, duhet ta rregullosh, ndaj merre me qira!

15 shkurt 2018 | 13:04

Thomas L. Friedman

Dy javë më parë, duke qëndruar në kufirin Sirian-Izraelit në lartësitë e Golanit, shkrova një editorial që pohonte se ky front ishte zona “e dytë më e rrezikshme” e luftës në botë sot për sot – pas Gadishullit Korean. “I nderuar, dua ta rishikoj deklaratën dhe të ndryshoj atë editorial”.

Duke parë ceremoninë e hapjes së Olimpiadës së Dimrit, ku atletët e Koresë së Veriut dhe të Jugut marshuan javën e kaluar në stadium së bashku në një festë dashurie; dhe duke parë gjithashtu se Izraeli ka qëlluar një avion iranian në Siri, duke bombarduar një bazë iraniane në Siri dhe duke humbur një nga F-16 të saj nga një raketë siriane; dhe pasi aeroplanët amerikanë vranë një numër të kontraktorëve rusë, të cilët u afruan shumë me forcat tona në Siri, tani mendoj se fronti Siri-Izrael-Liban është këndi më i rrezikshëm në botë.

Ku tjetër mund të gjeni trupa ose këshilltarë sirianë, rusë, amerikanë, iranianë dhe turq, të cilët ndodhen në terren dhe në ajër – së bashku me mercenarë shiitë pro-iranianë nga Iraku, Libani, Pakistani dhe Afganistani; luftëtarë kurdë pro-SHBA-ve nga Siria veriore; mbetjet e ISIS; rebelë të ndryshëm pro-saudit dhe pro-jordanez anti-sirian, dhe – nuk po e fabrikoj këtë – “kontraktorë” të regjimit pro-sirian Kozakë ortodoks rusë, të cilët shkuan në Siri për të mbrojtur Nënën Rusi nga “barbarët e çmendur” – të gjithë këto duke u fërkuar njëri kundër tjetrit?

Siç vuri në dukje ‘The Washington Post’, “Në hapësirën e një javë të vetme javën e kaluar, Rusia, Turqia, Irani dhe Izraeli humbën avion nën zjarr armiqësor” në Siri.

Termi “powder keg” u shpik për këtë vend. Dhe termi “fushë beteje 3-D” as që pasqyron dot kompleksitetin e saj. Është një fushë beteje shumëdimensionale që kërkon një kompjuter kuantik për të identifikuar numrin e panumërt të aktorëve, aleancat në ndryshim e sipër dhe linjat e konfliktit.

Por nëse kjo histori është ngulitur mbi ju dhe ju ka lënë të hutuar se cila duhet të jetë politika e SHBA-së, më lejoni të përpiqem ta zgjidhe këtë unë për ju.

Lajmi i keq dhe lajmi i mirë për luftën në Siri është se të gjitha palët e përfshira udhëhiqen nga një rregull i hekurt: Nuk duhet ta “zotërosh” këtë luftë. Ky është versioni më i mirë i marrjes nën qira të luftës. Secila palë dëshiron të maksimizojë interesat e saj dhe të minimizojë ndikimin e rivalëve të saj duke vënë në rrezik disa nga ushtarët e vet dhe duke luftuar për qëllimet e saj nëpërmjet fuqisë ajrore, mercenarëve dhe rebelëve lokalë.

Të gjithë e kanë mësuar – Rusia nga Afganistani, Irani nga lufta Iran-Irak, Izraeli nga Libani i Jugut dhe SHBA nga Iraku dhe Afganistani – se publiku i tyre nuk do të tolerojë një numër të madh të qeseve me trupa të vdekur që do të luftonin çdo lloj lufte tokësore në Lindjen e Mesme.

Vladimir Putin dëshiron të jetë në gjendje të tregojë rusëve se “Rusia është kthyer” si një superfuqi dhe se ai është mbreti i Sirisë – por ai nuk po vë në rrezik ushtarë rusë. Në vend të kësaj, Putini po përdor Iranin për të siguruar forca tokësore dhe për të marrë kontraktorë, si ato kozakë nga një kompani private ruse e quajtur Wagner, për të luftuar dhe për të vdekur – si dhjetëra të tillë u vranë ditë më parë në një sulm ajror të SHBA-ve – në terren.

Irani, i cili sapo dëshmoi një kryengritje nga vetë populli i saj, duke kërkuar që Teherani të shpenzojë paratë e veta në vend, jo në Siri, po nënkontrakton luftën tokësore që Rusia kontraktoi Iranit ndaj satelitëve iranianë – Hezbollahut dhe mercenarëve të ndryshëm shiitë nga Iraku, Pakistani dhe Afganistani . Në këtë mënyrë, Irani mund të kontrollojë Damaskun dhe ta përdorë Sirinë si një bazë të largët për të ushtruar presion mbi Izraelin.

Forcat Speciale të SHBA-ve janë duke armatosur dhe këshilluar luftëtarët kurdë nga Siria veriore për të kryer luftën tokësore kundër ISIS. Turqia po përdor rebelët sunitë për të luftuar të njëjtët kurdë. Arabia Saudite, Katari dhe Jordania përdorin të gjithë rebelët sunitë të ndryshëm për të luftuar forcat pro-iraniane të regjimit shiit dhe Izraeli është duke përdorur forcat e saj ajrore.

Në vitin 2003 kam shkruar një editorial në prag të rrëzimit të Sadam Huseinit, të cilin unë mbështesja, në të cilën paralajmërova: “Rregulli i parë i çdo pushtimi në Irak është rregulli i dyqanit të qeramikës: Nëse e thyen, e zotëron atë. E thyejmë Irakun, zotërojmë Irakun”.

Pra, në Siri sot, rregulli i qëndrueshëm është: “Ti e zotëron atë, ti e rregullon”. Dhe për shkak se askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për rregullimin e Sirisë – një projekt i madh – të gjithë duan të marrin me qira vetëm influencën e tyre atje.

Kjo luftë ka një element të shekullit të 21-të. Por kjo është shqetësuese. Kjo do të thotë që asnjë nga palët lokale nuk ka fuqi të mjaftueshme, burime – ose gatishmëri për të bërë kompromis – për të stabilizuar Sirinë nga poshtë lart, dhe asnjëra nga palët e jashtme nuk është gati të investojë energji dhe burime të mjaftueshme për ta stabilizuar atë nga lart poshtë.

“Lajmi i mirë”, le të themi, është që për shkak të sa më sipër, është më pak e mundshme që ndonjë palë do të sillet në mënyrë të pamatur. Iranianët dhe Hezbollahu më e sigurta është që do të vazhdojnë të ngacmojnë Izraelin, por jo në një shkallë të tillë që izraelitët të bëjnë atë që ata janë në gjendje të bëjnë, gjë që do të shkatërrojë çdo lagje të Hezbollah në Liban dhe të godas atdheun e Iranit me raketa; Izraeli e di se korridori i saj i teknologjisë së lartë përgjatë fushës së saj bregdetare do të shkatërrohej nga raketat iraniane që do të vinin si përgjigje.

Turqit nuk duan një luftë me Amerikën. Amerika nuk dëshiron një luftë me Rusinë dhe rusët thjesht duan të nxjerrin sa më shumë naftë të munden nga Siria dhe ta përdorin atë si një bazë dhe një përforcues ego-je, pa u përplasur me askënd – sepse ata janë shumë më të dobët se sa duken.

Ndoshta, përfundimisht, lojtarët do të lodhen dhe do të krijojnë një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në Siri, siç libanezët bënë më 1989 në fund të luftës së tyre civile. Mjerisht, libanezëve iu desh 14 vite që të ndërgjegjësoheshin. Pra, bëhuni gati për shumë më shumë lajme nga Siria./The New York Times/ Lexo.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,…