S’ka fitues në “Anfield”

04 shkurt 2018 | 19:38

Skuadra e Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur kanë luajtur baras 2-2, në derbin e xhiros së 26-të në Premier Ligë.

Mohammed Salah i kaloi vendasit në epërsi vetëm pas tre minutave lojë, kurse dhjetë minuta pa përfunduar ndeshja Victor Wanyama e barazoi rezultatin në 1-1.

Salah e riktheu epërsinë e Liverpoolit në minutën e parë shtesë duke realizuar për 2-1, por Harry Kane në minutën e pestë e barazoi rezultatin në 2-2.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të një defekti me “airbag”, prodhuesi i automjeteve…