S’ka fitues në “Emirates Stadium”

03 janar 2018 | 22:41

Kampionia aktuale e Premier Ligës, Chelsea dhe Arsenali kanë luajtur baras 2-2, në ndeshjen derbi të Premier Ligës që u zhvillua sonte në “Emirates Stadium”.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje u mbyll 0-0, kurse në pjesën e dytë të parët shënuan vendasit nëpërmjet Jack Wilshere (63’), kurse mysafirët barazuan katër minuta më vonë, kur Eden Hazard shënoi nga penalltia.

Marcos Alonso (84’) e solli Chelsean në epërsi 1-2, por vendasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin më golin e buikur të shënuar nga Hector Bellerin në minutat shtesë të ndeshjes. Paraqitja e dyshes shqiptare Xhaka-Mustafi ishte mjaftë e mirë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një problem serioz në dizajnin e çipave të Intelit do…