Sllovakia e bindur se Kosova e Serbia mund të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme të marrëdhënieve

05 mars 2018 | 21:39

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia në dialogun me Kosovën kërkon një zgjidhje në interes të paqes në rajon dhe Evropë.

Ndërkaq, tha se me çështjen e Kosovës “nuk mund të bëjmë pazare, e as të heqim dorë nga parimet tona”.

Këto fjalë, Daçiq i tha pas një takimi që ka zhvilluar me ministrin sllovak të Punëve të Jashtme, Ivan Korçok, raporton “FoNet”.

Daçiq e ka falënderuar Sllovakinë për kundërshtimin që i bën pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, ministri sllovak ka thënë se “vetëm një zgjidhje e qëndrueshme e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës mund të jetë në interes të popujve në Serbi dhe Kosovë”, transmeton Koha.net.

“Jemi të bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një formulë të pranueshme nga të dyja palët, dhe askush nuk i dikton ata se çfarë duhet të përmbajë marrëveshja ligjërisht e obligueshme”, ka thënë Korçok pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Daçiq.

Kujtojmë se Sllovakia është një nga 5 shtetet anëtare të BE-së që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e martë) në ekranet tona rikthehen ndeshjet e Ligës…