Sonte verdiktet përfundimtare në 4 grupe në Ligën e Kampionëve

05 dhjetor 2017 | 09:40

Luhen këtë mbrëmje, në orën 20:45, ndeshjet raundit të fundit në 4 grupe të Ligës së Kampionëve, ku do të përcaktohen edhe katër skuadra të tjera që do të vijojnë në fazën tjetër.

Ende pa u luajtur sfidat e fundit e kanë siguruar kualifikimin po 4 skuadra. Në Grupin A, Manchester United, për të mos u varur nga ajo që do të ndodhë në takimin mes Benfikës dhe Baselit, duhet të marrë të paktën një barazim me CSKA-në e Moskës në “Old Trafford” për të vijuar më tej.

Në Grupin B supersfida mes Bayern Munchen dhe PSG-së zhvillohet më shumë për prestigj, pasi të dyja skuadrat janë tashmë në fazën tjetër. Anderlhechti ndërkohë duhet të fitojë me më shumë se tre gola diferencë ndaj Celitcut për të luajtur në Evropa Ligë, raporton “Supersport”. Në Grupin C, Chelsea e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Romës i nevojitet të paktën një pikë ndaj Qarabagut, ku luan Ansi Agolli, për të mos u varur nga ajo që do të ndodhë mes Chelseat dhe Atleticos së Madridit.

Ndërsa në Grupin C, Juventusi për ta pasur të sigurt pjesëmarrjen në 1/8, duhet të fitojë në Greqi ndaj Olympiakosit. Gjithsesi Barcelona, tashmë e kualifikuar, vështirë se mund të lëshojë ndaj Sportingut në “Camp Nou”. Pra, Juve vijon më tej edhe nëse humbet dhe njëkohësisht fiton edhe Barça.

Grupi A

Manchester United – CSKA Moscow
Benfica – Basel

Grupi B

Bayern Munich – Paris SG
Celtic – Anderlecht

Grupi C

AS Roma – Qarabag
Chelsea – Atl. Madrid

Grupi D

Barcelona – Sporting
Olympiakos Piraeus – Juventus

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë…