Sot mbahet greva dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore

20 shkurt 2018 | 08:19

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, e Shkencës dhe e Kulturës (SBAShK) nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se sot do të ketë grevë dyorëshe në të gjitha institucionet arsimore.

“Greva do të mbahet në dy orët e para të mësimit të paradites dhe në dy orët e para të mësimit të pasdites në të gjitha shkollat e Kosovës, kurse universitetet do të jenë në grevë nga ora 10:00 deri në orën 12:00”, është thënë në komunikatën e SBAShK-ut, shkruan “Epoka e re”.

Ky vendim, sipas SBAShK-ut, ka ardhur duke pasur parasysh se pas grevës njëorëshe në tërë sistemin arsimor, kishte reflektim të pamjaftueshëm të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesave të punësuarve në arsimin e Kosovës.

SBAShK-u ka bërë me dije se do t’i vazhdojë veprimet sindikale, ashtu si është vendosur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëmarrja e yllit botëror, Rita Ora, në dhjetëvjetorin e pavarësisë…