Sot mbahet Kongresi i shtatë zgjedhor i SBASHK-ut

24 shkurt 2018 | 09:55

Sot mbahet Kongresi i 7-të zgjedhor i të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Në Kongres, përveç 162 delegatëve nga e tërë Kosova, në pjesën e parë solemne do të jenë pjesëmarrës edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit, Evropës, kryeministri, ministra dhe mysafirë vendorë.

Krahas raportimit për punën mes dy kongreseve, pritet të zgjedhen organet e reja drejtuese si dhe të debatohet për iniciativat e ditëve të fundit dhe hapat që do të ndërmirren, pas paralajmërimit të grevës në arsim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë publike pagat e presidentëve të vendeve të Ballkanit…