Sot varrosen viktimat e aksidentit të së dielës, Suhareka në zi

10 korrik 2018 | 10:27

Pesë trupat e pajetë të anëtarëve të familjes Sadikaj nga Suhareka, të cilët vdiqën tragjikisht pas një aksident trafiku të dielën, do të përcillen sot për në banesën e tyre të fundit.

Në këtë rast Komuna e Suharekës mban sot ditë zie në nderim të viktimave pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremajt.

Pesë persona, prej tyre tre të rritur e dy fëmijë humbën jetën në një aksident trafiku mes veturës dhe autobusit të ndodhur në magjistralen Suharekë – Duhël, në fshatin Biraçë të Suharekës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka bërë me…