Sot zhvillohen dy ndeshjet çerekfinale në “Final 8”

01 mars 2018 | 12:09

Sot me fillim nga ora 17:30 do të zhvillohet ndeshja e tretë çerekfinale në “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll, ku do të takohen Sigal Prishtina – Kalaja, kurse në takimin e fundit çerekfinale, i cili fillon në ora 19:45 do të ballafaqohen Bashkimi dhe Trepça.
Në duelin e parë ndërmjet bardhekaltërve dhe prizrenasve, favoritë absolut vlerësohen prishtinasit, derisa dueli tjetër ai në mes portokallinjve dhe mitrovicasve pritet të sjell rivalitet të madh dhe basketboll cilësor.

Ndërkohë gjysmëfinalet do të luhen të premten, e para prej orës 17:30 dhe e dyta prej orës 19:00, si dhe finalet në të dyja konkurrencat të dielën prej orës 16:00 (femrat) dhe 19:00 (meshkujt).
Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Sigal Prishtina te meshkujt dhe Pro Bet Prishtina te femrat. Duhet theksuar se të mërkurën nga një vend në gjysmëfinale e kanë siguruar Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli. Të dyja ekipet kanë shënuar fitore me mjaft vështirësi në çerekfinale. Rahoveci ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 81:74 dhe Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Borean me rezultat 106:96.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…