Spali interesohet për Kasamin

23 dhjetor 2017 | 08:35

Skuadra nga Seria A, SPAL-i, ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar Pajtim Kasami. Lajmi është bërë me dije të enjten në ueb-faqen italiane “Tuttomercatoweb”.

Mësohet se SPAL-i për Kasamin është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim rreth 2.5 milionë euro. Kasami para fillimit të këtij edicioni i është bashkuar Sionit dhe me ekipin zviceran ka kontratë deri në vitin 2020. Ai ka realizuar tre gola në kampionat, kurse karrierë ka bërë edhe tek Olympiacosi, Nottinghami, Bellinzona e Palermo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti i Madridit nuk do të jetë vetëm kryeqyteti i…