Spalletti paralajmëron Milanin para derbit

26 dhjetor 2017 | 21:30

“Ne ndihemi gati për të luajtur këtë ndeshje që është një biletë për në gjysmëfinale dhe është e qartë që nevojitet të jepet më shumë se sa kemi individualisht”.

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka folur para derbit ndaj Milanit në Kupën e Italisë.

Ai tha që Interi është gati për super-sfidën.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme. Nuk ekziston asnjë kusht, që rezultati i derbit të jetë një rezultat çfarëdo”, deklaroi Spalletti.

“Ne ndihemi gati për të luajtur këtë ndeshje që është një biletë për në gjysmëfinale dhe është e qartë që nevojitet të jepet më shumë se sa kemi individualisht”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama në një intervistë për Tribuna…