Spice Girls ribashkohen

03 shkurt 2018 | 21:43

Prej muajsh flitet për një ribashkim të mundshëm mes ish pjestareve të grupit “Spice Girls” dhe më në fund këto thashetheme janë konfirmuar.

Të gjitha vajzat janë nisur për të bërë një mbledhje sekrete në Londër pas shumë mundimesh për t’ja mbushur mendjen Victoria Beckham.

Ikona e modës thuhet se do të lërë pas dore Javën e Modës në New York për t’u përgatitur për ribashkimin e grupit. Ato do të mbajnë koncerte të ndryshme në Britani, Shtetet e Bashkuara madje edhe në Kinë.

Arsyeja përse ato vendosën të ribashkoheshin pas kaq shumë kohësh përpjekje është falë koncerteve në Kinë ku do të shpërblehen me 10 milionë dollarë secila. Kushti i vetëm që ato kërkojnë është që Victoria Beckham të mos këndojë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me zgjidhjen e kontestit që…