Një milion fëmijë ukrainas kanë nevojë për ndihma humanitare
Një milion fëmijë ukrainas kanë nevojë për ndihma humanitare
17.02.2017 | 15:26
Fondi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), ka deklaruar se në lindje të Ukrainës, një milion fëmijë kanë nevojë për ndihma humanitare.
Zëdhënësi i UNICEF-it, Christophe Boulierac, në një paraqitje për mediet në zyrat e OKB-së në Gjenevë, ka deklaruar se për shkak të konfliktit të paktën 1.7 milionë njerëz në lindje të Ukrainës janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe se shumë familje nuk mundin të sigurojnë as nevojat e jetesës, raporton “Anadolu Agency” (AA).
Duke vënë në dukje se të paktën 740 shkolla janë dëmtuar për shkak të sulmeve të separatisteve pro rusë në këtë rajon, zëdhënësi bëri thirrje për zbatim të marrëveshjes së arritur në Kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.
Boulieraci e ka cilësuar si të mjerueshme gjendjen e 200 mijë fëmijëve që ndodhen në rajonet ku përplasen forcat qeveritare me separatistët por rusë. Ai ka theksuar se numri i fëmijëve në nevojë në këtë rajon, nga viti i shkuar është rritur me 420 mijë duke shkuar në total në një milion.
Zëdhënësi i UNICEF-i ka theksuar se fëmijët në këtë rajon kanë nevojë për ndihma mjekësore, ushqimore dhe ujë të pastër.
Ai ka theksuar se për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në lindje të Ukrainës nevojiten rreth 31.3 milionë dollarë dhe se deri më tani është siguruar vetëm 10 për qind e kësaj shume.
List of videos