17 Shkurti bënë bashkë pozitën dhe opozitën në Drenas
17 Shkurti bënë bashkë pozitën dhe opozitën në Drenas
17.02.2017 | 14:42
Komuna e Drenasit, me aktivitete të shumta, është duke e festuar 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Fillimisht kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga stafi i tij ka bërë homazhe në Kompleksin e Jasharëve në Prekaz, te Varrezat e Dëshmorëve në Polac, Likoshan dhe Gllanasellë, në të cilët ka vënë kurora lulesh pranë varrezave të tyre.
Pas homazheve në varrezat e dëshmorëve, është mbajtur seanca solemne, ku kanë marrë pjesë, kryetari Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj, këshilltarët e komunalë, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të subjekteve politike, Isa Xhemajlaj nga Nisma për Kosovën dega në Drenas, Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Drenas, Elmi Thaqi nga Aleanca Kosova e Re dega në Drenas, Valon Bequku, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Driton Morina, komandant i Stacionit Policor në Drenas, Alban Sopi përfaqësues nga Komuniteti Katolik në Llapushnik, familjar të dëshmorëve, përfaqësues të KFOR-it dhe mediet lokale.
Për shënimin e 9-vjetorit të pavarësisë, ka vazhduar me një aktivitet kulturore e artistike në sheshin "Fehmi Lladrovci", ku kryetari Ramiz Lladrovci së bashku me përfaqësues të opozitës ka ndarë mirënjohje për të gjitha familjet e dëshmorëve për kontributin e tyre për këtë ditë, si dhe personave të tjera të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në kulturë, art,sport dhe shkencë. Po ashtu, mirënjohje u janë ndarë edhe nxënësve dhe studentëve me të dalluar të Komunës së Drenasit.
List of videos