50 studentë kaçanikas do të përfitojnë bursa
50 studentë kaçanikas do të përfitojnë bursa
20.03.2017 | 17:20
Komuna e Kaçanikut do të ndajë 20 mijë euro për bursa të studentëve kaçanikas.
Kjo është bërë me dije të hënë në mbledhjen e fillimjavës së ekzekutivit nga drejtori për Arsim dhe Kulturë, Enver Kamishi. Sipas tij, në bazë të kritereve të parapara, do të përfitojnë 50 studentë nga Komuna e Kaçanikut të cilët do t’i plotësojnë kushtet sipas konkursit.
Me ketë rast, kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi, ka deklaruar se ndarja e bursave është bërë me qëllim të përmirësimit të gjendjes financiare të studentëve të kësaj komune.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
List of videos