Gjakova shënoi 9-vjetorin e pavarësisë
Gjakova shënoi 9-vjetorin e pavarësisë
17.02.2017 | 14:33
Me vendosjen e kurorave me lule dhe homazheve në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, në Gjakovë është shënuar sot 9-vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e saj, fillimisht ka vendosur kurora me lule dhe ka bërë homazhe tek Memoriali “Shokët e Lirisë”, për të vazhduar më tej edhe në varrezat e dëshmorëve, në Kompleksin Memorial në Meje si dhe në varrezat e martirëve në Çabrat.
Me këtë rast Kusari-Lila, ka thënë se kjo ditë shënon njërën prej ditëve më të rëndësishme për popullin e Kosovës, pasi në këtë ditë Kosova ka fituar identitet të vetin. Kusari-Lila ka thënë se Kosova është shtëpia më e dashur për qytetarët e saj. Ajo ka shtuar se pas 9 vjetësh Kosova nuk është shteti të cilin të gjithë e kanë ëndërruar. Po sot, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, është bërë promovimi i pullës postare, dedikuar dëshmorit Nesimi Dervishdana. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryetarja Mimoza Kusari – Lila ka thënë se sikur të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e shqiptarisë, edhe dëshmori Nesimi Dervishdana, më vonë edhe babai i tij sheh Zejnelabedin Dervishana dhe bijtë tjerë Fahriu dhe Emini, me guxim dhe vetëdije të plotë shkuan drejtë vetë-sakrificës, duke u bërë kështu një gurë i fortë në themelin e shtetit të Kosovës, e cila sot po e shënon 9 vjetorin e pavarësisë.
List of videos