Malisheva, aktivitete të ndryshme për 17 Shkurtin
Malisheva, aktivitete të ndryshme për 17 Shkurtin
17.02.2017 | 15:23
Komuna e Malishevës, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, ka shënuar 9-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Aktivitetet e Komunës së Malishevës, kanë filluar me mbajtjen e një seance solemne të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku fjalë rasti kanë mbajtur, kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi dhe kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Metush Kryeziu.
Në këto fjalime të rastit, është vlerësuar sakrifica popullit shqiptar të Kosovës, në përpjekjet për liri dhe shtetësi. Në këtë drejtim, edhe përpjekjet dhe kontributi i Malishevës, në luftën për liri dhe për shtet, si përpjekjet për zhvillim, u vlerësuan lartë, ku kontributi i Malishevës, ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktivitetet e Komunës së Malishevës, kanë vazhduar sipas agjendës, me homazhe dhe nderime te shtatorja e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në “Sheshin e Dëshmorëve” në Malishevë, pastaj homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevës, nderime dhe homazhe në Prekaz, si dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë.
Më pas, në parkun e qytetit në Malishevës, është organizuar një koncert i madh, me artist nga Komuna e Malishevës dhe me artist nga estrada kosovare, ndërsa nga ora 15:00, luhet edhe finalja në turnirin në futsall.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)
List of videos