Çfarë dëshire ka Walkeri për Kosovën
Çfarë dëshire ka Walkeri për Kosovën
11.01.2017 | 14:11
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e kolegjit “AAB” për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë.
Në këtë ligjëratë, ai ka theksuar se në disa aspekte Kosova nuk është në drejtimin e duhur. “Kam qenë këtu në Kosovë kur është shpallur pavarësia, mirëpo pritjet kanë qenë shumë të larta, mirëpo ende ekziston shpresa për të shkuar Kosova në rrugën e duhur. Ajo çka më inkurajon mua është arsimi universitar siç është AUK dhe AAB, me një rini të shkëlqyer që ka Kosova në studime”, është shprehur Walkeri.
Sipas tij, në Kosovë më së paku kanë përparuar politikanët. “Unë nuk dua të vdes pa e parë Kosovën ashtu siç kam dëshiruar”, ka deklaruar Walkeri.
Kolegji “AAB”, Walkerit ia ka ndarë çmimin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.