Ahmeti pret në takim ish-presidentin shqiptar, Alfred Moisiu
Ahmeti pret në takim ish-presidentin shqiptar, Alfred Moisiu
20.03.2017 | 19:28
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në orët e pasdites në takim ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiun.
Ahmeti e ka informuar ish-presidentin Moisiu për punët e bëra gjatë tërë mandatit në Komunën e Prishtinës, që sipas tij, përkundër sfidave e pengesave u përkthyen në të arritura e suksese. Nga ana e tij ish-presidenti Moisiu e ka përgëzuar Shpend Ahmetin për punën e bërë dhe uroi që zhvillimi i Prishtinës të vazhdojë edhe më tej, ashtu si i ka hije një kryeqyteti.