Ali Ahmeti: BDI-ja po analizon katër opsione për qeverisjen e ardhshme
Ali Ahmeti: BDI-ja po analizon katër opsione për qeverisjen e ardhshme
11.01.2017 | 09:04
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë me dije se kjo parti ka bërë një marrëveshje të mirë me forcat politike shqiptare në Maqedoni.
Ai ka thënë se BDI-ja është duke analizuar të gjitha rrethanat për të hyrë në qeveri. “Tash mandatin e ka marrë Gruevski për ta formuar qeverinë. Deri më 29 janar ai ka hapësirë për të menduar dhe BDI-ja për të analizuar rrethanat pa paragjykime. Ne do fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandatin. Para se të takohem duhet që analiza që është në përfundim të finalizohet se çfarë drejtim do të mbajë BDI-ja me VMRO apo LSDM, apo qeveri teknike apo do të marrë vendim për të qëndruar në opozitë, pra të gjitha opsionet janë të hapura”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Click Plus” në Tv21.
Ai ka thënë se edhe zgjedhjet janë si mundësi. “Në fund do vendoset për një opsion. Do bëjmë konsulta me elektoratin dhe temat do t’i vendosim në tavolinë. Unë do dëgjoj zërin e atyre që më kanë dëgjuar por edhe votuesit që të tejkalojmë dallimet dhe t’i bashkojmë gjërat e dobishme për shqiptarët.