Arifi kritikon deputetët
Arifi kritikon deputetët
11.01.2017 | 14:43
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Avni Arifi, ka thënë se në rastin e liderit të kësaj parti, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet nga autoritet franceze në paraburgim, gjithçka është politike.
Ai ka thënë se deputetët e Kosovës u treguan të mëdhenj në fjalë, kurse në vepra jo. “Gjithçka në rastin Haradinaj është politike dhe asgjë nuk ka të bëjë me drejtësi ndërkombëtare. E vërtetë se gjyqësori francez është i pavarur dhe nuk ndikohet por të gjithë mekanizmat që sollën Ramushin te ky gjyqësor janë politik. Lidershipi i Kosovës duhet të sillet si lidership shtetëror e jo provincial. Deputetët e Kosovës u treguan të mëdhenj në fjalë e kërkusha në vepra. Ne nuk pranojmë të jemi klasë e tretë e komunitetit ndërkombëtar. Kosova e njeh pavarësinë e vet e po ashtu duhet ta njeh edhe lidershipi i saj. Jo me fjalë por me vepra”, ka shkruar Arifi në llogarinë e vet në “Facebook”.