Bushati, vizitë zyrtare në Uashington
Bushati, vizitë zyrtare në Uashington
20.03.2017 | 16:23
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Uashington. Lajmin e ka bërë me dije vetë shefi i diplomacisë shqiptare, përmes një statusi në profilin e tij në “Twitter”.
Në njoftimin e tij, Bushati ka bërë me dije se vizita bëhet në kuadër të takimit të ministrave të Koalicionit Global në luftën kundër Shtetit Islamik.