Daut Haradinaj: Serbia s’mund ta ndalë rrugën perëndimore të Kosovës
Daut Haradinaj: Serbia s’mund ta ndalë rrugën perëndimore të Kosovës
11.01.2017 | 12:31
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se Serbia s’mund ta ndalë rrugën perëndimore të Republikës së Kosovës.
“Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar shqiptarët si terroristë. A ka më terroristë se qeveria e tyre! Ata i vranë të rinjtë serbë në lokalin ‘Panda’ në Pejë për t’i akuzuar shqiptarët si terroristë! Ata i terrorizuan bashkëvendësit e mi në emër të krimit që vetë e bënë. Po s’kanë faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë një të vërtetë. Kosovën dhe rrugën e saj perëndimore s’munden me ndalë kurrë dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbajë për vete”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.