Daut Haradinaj: Urime nëntë vjet shtet!
Daut Haradinaj: Urime nëntë vjet shtet!
17.02.2017 | 12:49
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka uruar qytetarët për përvjetorin e nëntë të pavarësisë.
Në urimin e tij, ai ka thënë se në këtë ditë nuk duhet harruar sakrificën e popullit shqiptar. Haradinaj shpreson që përvjetorët e tjerë të jenë edhe më të mirë. “Sot në 9-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, nuk duhet të harrojmë të gjithë sakrificën e popullit shqiptar për këtë ditë. Duke shpresuar që përvjetorët e tjerë të jenë edhe më të mirë se ky ju urojë të gjithëve. Urime 9-vjet shtet!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.