Demolli dhe Rama vizituan Prekazin
Demolli dhe Rama vizituan Prekazin
17.02.2017 | 13:59
Ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli, zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, vizituan sot Prekazin.
Po ashtu, ky delegacion ka bërë homazhe edhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. “Ne sot vizituam Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, ku në shenj respekti dhe përkushtimi, për veprën që kanë bërë; komandanti Legjendar Adem Jashari dhe presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, së bashku me komandantin dhe eprorët e lartë erdhëm t’i bëjmë nderimet tona, në 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, me dëshirën që të japim kontributin tonë në ndërtimin e shtetit tonë, shtetit të së drejtës dhe shtetit të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ministri Haki Demolli.