Gjendet një grua e vdekur prej 3 ditësh nga i ftohti
Gjendet një grua e vdekur prej 3 ditësh nga i ftohti
11.01.2017 | 19:09
Një tjetër qytetare ka humbur jetën në Durrës si pasojë e temperaturave të ulëta.
Viktima është një 67-vjeçare e cila u gjet e pajetë brenda banesës së saj nga forcat e zjarrfikësve.
Autoritetet do të bëjnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkak të të ftohtit. E moshuara kishte humbur jetën prej 3 ditësh.
Kjo është viktima e pestë që vdes si pasojë e motit të ftohtë dhe e dyta në qytetin e Durrësit.