Haradinaj: S’mundet askush të luaj me Kosovën
Haradinaj: S’mundet askush të luaj me Kosovën
16.02.2017 | 20:48
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është koha të luaj me shqiptarët askush në regjion, ndërsa theksoi se nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë.
“Edhe unë sot jam diasporë. Është një gjendje e çuditshme se për çka jam ndal unë, është keqpërdorim i një mundësie që Serbia është anëtare e Interpolit dhe jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me këtë shtyrje”, ka thënë ai. Haradinaj ka thënë se e ka mbajt qëndrimin që është e drejta e tij, e drejta e Kosovës dhe nuk e njeh dhe nuk e respekton juridiksionin e Serbisë. “Për ata që më akuzojnë janë vet kryes të krimeve. Ministri i Jashtëm i Serbisë, është vet ndihmës i Millosheviçit”, thotë Haradinaj dhe shton se është besnik i bindjeve të tij dhe i të drejtës së tij dhe të drejtës shqiptare. Ndërsa në lidhje me shtyrjen e vendimit nga Gjykata franceze, deklaroi se me këtë është tepruar dhe nuk duhet me menduar se munden me luajt me dikush me shqiptarët, “nuk janë shqiptarët me luajt askush në regjion”, ka thënnë Haradinaj dhe shtoi se nuk mundet askush të luaj me Kosovën në Ballkan, pasi ka aleatët, si Amerika, Gjermania e shumë shtete tjera evropiane./RTK