Hoxhaj viziton Uashingtonin
Hoxhaj viziton Uashingtonin
20.03.2017 | 16:49
Pas dy ditësh qëndrimi në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Uashington.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, ministri Hoxhaj do të ketë një sërë takimesh me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ku do të bisedojnë për bashkëpunimin e mëtejmë dhe marrëdhëniet e mira të Kosovës me ShBA-në.
Po ashtu, Hoxhaj do të marrë pjesë edhe në mbledhjen vjetore të ministrave të Jashtëm të koalicionit anti-ISIS, si dhe do të mbajë ligjëratë në Atlantic Council.
Gjatë qëndrimit dyditor në Nju Jork, Hoxhaj pati në fokus lobimin për njohje ku ka takuar një sërë përfaqësuesish të vendeve jo-njohëse të CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës.