Koci: Serbia do të dështojë me provat e reja ndaj Haradinajt
Koci: Serbia do të dështojë me provat e reja ndaj Haradinajt
11.01.2017 | 19:54
Përfaqësuesi ligjor i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, deklaroi se Serbia do të dështojë me “zgjerimin e hetimeve”, ndaj ish-kryeministrit të Kosovës.
“Nuk është hera e parë që Serbia tenton t'i arrij qëllimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale. Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nëpërmjet kinse zgjerimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze. Në një rast të ngjashëm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë së Bashkuar, me gjyqtarin Tim Workman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kërkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar. Besojmë fuqishëm se edhe kësaj radhe, do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”, ka shkruar Koci në profilin e vet në “Facebook”.