Kurti: Në Gjilan është trashur pushteti dhe është rrudhur komuna
Kurti: Në Gjilan është trashur pushteti dhe është rrudhur komuna
23.09.2017 | 18:43
Deputeti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, së bashku me bashkëpartiakët e tij kanë qëndruar për fushatë në Gjilan.
Me këtë rast, Kurti ka thënë se në Gjilan është trashur pushteti dhe është rrudhur komuna. “Vetëm me Sami Kurteshi, ndodh ndryshimi, zhvillimi, përparimi dhe bashkimi. Të gjithë ne me qytetarët dora, dorës do ta bëjmë Samiun njeriun e fitores. Me 22 tetor mos u përçani nëpër parti, por bashkohuni me Lëvizjen Vetëvendosje!. Ne i premtojmë ato që mund t’i realizojmë, prandaj do t’i realizojmë ato që i premtojmë. Ju bëj thirrje grave e vajzave t’i bashkohen Vetëvendosjes. Me numrin 10 fitojmë përjetë, ka thënë Kurti.