Ky do të jetë moti për fundjavë
Ky do të jetë moti për fundjavë
17.02.2017 | 15:40
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë me dije se moti në fundjavë do të jetë i vranët dhe me kushte për rënie të shiut.
“Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, kurse në vise malore me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtësi 1-7m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)