LDK prezanton dhjetë pikat e Platformës për Zhvillim Ekonomik Lokal
LDK prezanton dhjetë pikat e Platformës për Zhvillim Ekonomik Lokal
23.09.2017 | 18:37
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një tryezë, në të cilën ka shpalosur pikat e programit për Zhvillimin Ekonomik Lokal.
Të pranishëm aty janë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe anëtarët e kryesisë, kandidatë për kryetar komunash si dhe shumë përfaqësues të bizneseve, njofton Klan Kosova.
Këtë platformë ka nisur ta shpalosë deputeti i LDK-së dhe eksperti për ekonomi në këtë parti, Lumir Abdixhiku.
Pikat kryesore të kësaj platforme janë:
1. Zhvillimi dhe funksionalizimi i zonave ekonomike
2. Rishikimi i taksave komunale dhe mbledhja e tyre
3. Rritja e financimit komunal
4. Rregullimi urban në funksion të zhvillimit të biznesit
5 .Mbrojtja e ambientit
6. Transporti dhe infrastruktura
7. Subvencionimi i bizneseve dhe prodhimeve vendore
8. Shërbimet publike efikase
9 .Bujqësi dhe zhvillim rural gjithëpërfshirës
10. Arsim para universitar për zhvillim ekonomik.