Lekaj, liderëve: Harruat familjet Jashari, Haradinaj...
Lekaj, liderëve: Harruat familjet Jashari, Haradinaj...
16.02.2017 | 22:10
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj krerëve shtetërorë, pasi që sipas tij sot u harruan të përmendën figurat qendrore që kontribuuan në lirinë e vendit, në tendencë të liderëve për të proklamuar meritat e tyre.
“Ju sot duke dashtë me dalë si të vetmit që i përkushtoheni bërjes së Kosovës, harruat familjen Jashari, familjen Haradinaj, harruat Zahirin, Hakifin e Edmondin, Adrianin e Luanin, harruat gjithkënd përveç vetes tuaj, që nuk bëtë asgjë për këtë ditë përveç që e përvetësuat dhe po ashtu nuk bëtë asgjë pas kësaj dite, përveç që po e gërryeni nga brenda këtë Kosovë që e lanë regjimet e njëpasnjëshme”, ka thënë Lekaj.
 
Postimi i plotë i Lekajt në profilin e vet në “Facebook”:
 
Asnjë fjalë s'iu shpëtoj nga goja
Aq shumë i jepet zor për të treguar e promovuar veten tuaj sa harruat krejtësisht kush e mundësojë këtë ditë që Kosova të shpallej e pavarur e të jetë pa administratën shtetërore, policore e ushtarake pushtuese të Millosheviçit.
Ju sot tentuat të tregoni se historia e Kosovës ka filluar e do të përmbyllet me juve.
Ju sot duke dashtë me dalë si të vetmit që i përkushtoheni bërjes së Kosovës, harruat familjen Jashari, familjen Haradinaj, harruat Zahirin, Hakifin e Edmondin, Adrianin e Luanin, harruat gjithkënd përveç vetes tuaj, që nuk bëtë asgjë për këtë ditë përveç që e përvetësuat dhe po ashtu nuk bëtë asgjë pas kësaj dite, përveç që po e gërryeni nga brenda këtë Kosovë që e lanë regjimet e njëpasnjëshme.
Juve sot nuk ua zuri goja emrin e njeriut që e hapi Kosovën ndaj perëndimit, i cili dha dorëheqjen nga pozita e kryeministrit për t'u përballur me padrejtësitë e montuara, vetëm për të ekzistuar kjo pavarësi dhe edhe sot po sakrifikon e po pengohet padrejtësisht.
Ju sot nuk ishit udhëheqës të shtetit të Kosovës, të shtetit të Ramushit. Ju sot u sollët si protektorë.
 
 
Redaksia online
(e.r ./ epokaere.com)