Lekaj kërkon që urgjentisht vendi të shkojë në zgjedhje
Lekaj kërkon që urgjentisht vendi të shkojë në zgjedhje
20.03.2017 | 12:35
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që urgjentisht vendi të shkojë në zgjedhje.
“Kosova me mazhorancë pa kuorum - urgjentisht në zgjedhje! Qeveria e cila thotë se në Kuvend i ka mbi 80 numra, nuk ka kuorum për asgjë. Nuk ka numra për marrëveshje e për ligje të rëndësishme për Kosovën. Pra është e braktisur nga të gjithë e edhe nga vetë vetja. Edhe sot me mos mbajtjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës si pasojë e mungesës së kuorumit është tregues se vendi është në bllokadën me të keqe që nga pas lufta. Qeveria është e paaftë të procedojë dhe të furnizojë me projektligje Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë vizion se si të ecet përpara, ka mbetur në vendnumëro dhe është e interesuar vetëm që të ruaj pushtetin e saj me çdo çmim. Nën qeverisjen e këtij koalicioni mund të flasim vetëm për rritjen e papunësisë, mos krijimin e Ushtrisë, mbetjen pa liberalizim, dështimet në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e të tjera mos zhvillime. Prandaj të shpallën zgjedhjet e të shpëtohet Kosova!”, ka shkruar Lekaj në profilin e vet në “Facebook”.
 
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)